Moti

Dhjetori nis me borë

Qendra me presion të ulët atmosferik është aktive në detin Jon duke kushtëzuar mot të paqëndrueshëm me reshje shiu dhe bore në vendin tonë në fillimin e dimrit meteorologjik.

Ditën e enjte moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu në zonën perëndimore dhe borë në Juglindje deri pasdite. Pasdite do të jetë me vranësira dhe kthjellime. Era do të jetë me drejtim Veri-perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore       5/8°C

Zona e ulët         8/15°C

Zona bregdetare 10/14°C

E Premte, data 02 Dhjetor 2022

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe kthjellime të pakta. Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore       4/11°C

Zona e ulët         6/17°C

Zona bregdetare 10/17°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë