Operacioni “Forca e Ligjit” ka finalizuar me sukses një tjetër operacion në kuadër të “ndëshkimit të të fortëve”. Në pranga kanë rënë tre shtetas, dy prej tyre vëllezër.
Gjatë kontrollit të mjetit tip “Mercedes Benz” me drejtues shtetasin Kastriot Gazidede 26 vjeç dhe pasagjer vëllain e tij S. G, 16 vjeç., u gjetën dhe sekuestruan 17 kallëpe tritoli, një armë zjarri automatik dhe 1.2 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Ndërsa, Lulzim Aruci është arrestuar pas një kontrolli që i është bërë banesës së tij, nga ku i kanë sekuestruar një armë tip automatikë. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.