Gazeta Si – Gjykata e Posaçme e Apelit ka pranuar kërkesën e prokurorisë për të rihapur shqyrtimin gjyqësor për Etleda Çiftjan.
Anëtarja e KPK-së dyshohet për falsifikim dokumentesh dhe mosdeklarim të pasurisë.
Në ankim organi i akuzës pretendonte se nga shkalla e parë, e cila i dha pafajësinë Etleda Çiftjes, nuk ka shqyrtuar në tërësi të gjitha provat e paraqitura nga ana e organit të akuzës. Në seancën e radhës do të paraqiten palët për të dhënë argumentet e tyre.
Prokuroria e Posaçme gjatë konkluzioneve të saj, kërkoi që anëtarja e KPK të dënohet më 1 vit e 6 muaj heqje lirie, për shkak të gjykimit të shkurtuar asaj i ulet 1/3 dhe përfundimisht u dënua me 1 vit heqje lirie.
Prokuroria theksoi se duke qenë se Çiftja nuk ishte e dënuar më parë dhe se është nënë e dy fëmijëve, kërkoi që dënimi të pezullohet dhe të kalojë në 2 vite shërbim prove.
Ndërsa në vendimin e arsyetuar, gjykata e shkallë së parë theksoi se nuk kemi të bëjmë me vepër penale, por me kundravajte administrative.
Komisioni i Pavarur i kualifikimit nuk ka marrë ende një vendim për pezullimin nga detyra të Çiftjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




