Moti

Fillimi i javës me reshje shiu, ulen temperaturat

Qendra me presion të ulët atmosferik vijon të ushtrojë aktivitetin e saj në Adriatik duke mbajtur reshje shiu në territorin e Shqipërisë në fillimin e javës.

Të hënën moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu me aktivitet kryesor në pjesën e parë të ditës, në alpe do të ketë reshje bore ndërsa pasdite reshjet do të humbasin intesitet. Era do të jetë me drejtim Perëndim shpejtësi 10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 1,5 deri në 2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore       8/1°C

Zona e ulët         12/18°C

Zona bregdetare 14/19°C

E Martë, data 22 Nëntor 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në pjesën e parë të ditës ndërsa pasdite dhe në mbrëmje reshjet do të intesifikohen dhe do të kemi stuhi në zonën veriperëndimore dhe jugperëndimore.  Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1,5 deri në 2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore       8/11°C

Zona e ulët         11/17°C

Zona bregdetare 14/17°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë