Gazeta Si – Presidenti Elkan ka vendosur që në janar të bëhet ndryshimi i ‘team principal’. Matia Binoto do të largohet edhe vendin e tij do ta marrë francezi që po udhëheq Alfa Romeo-Sauber.
Lëvizje të rëndësishme te Ferrari. Matia Binoto nuk do të jetë më drejtuesi kryesor i kësaj skuderie në F.1, në vend të tij do të vijë Frederik Vaseur nga Alfa Romeo. Lajmi i ndryshimit të bujshëm në krye të skuadrës italiane lidhet me administrimin e saj nga muaji janar.

Vaseur, 54 vjeç, një inxhinier francez, është diskutuar që verën e kaluar nga presidenti Xhon Elkan, pasi drejtuesit e Ferrarit po shihnin një alternativë për Binoton. Mes figurave që u panë si alternativa ishte edhe Vaseur, me lidhje të forta me drejtuesit e grupit ‘Stellantis’ të ndërtuar këto vite nga Sauber, tani Alfa Romeo.
Kurrikulumi i Vaseur është vërtet i një njeriu garash, me një të kaluar administrimi të shumë skuadrave në nivelet e tjera, ndryshe nga Binoto, ish-shefi i motoristëve dhe drejtor teknik i Ferrarit, para se të bëhej drejtuesi kryesor.
Binoto paguan rezultatet e munguara në 4-vjeçarin 2019-2022. Te Ferrari në këtë periudhë ka munguar të paktën lufta për titullin. Ka meritat e tij, por një arsye apo tjetrën skuadra gjithmonë ka ngecur në mes të sezonit. Dhe 2022-shi nuk bën përjashtim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




