Motosport

Rasëll fiton garën Sprint të Brazilit, suksesi i parë për anglezin e Mercedesit

Gazeta Si – Xhorxh Rasëll ka fituar garën Sprint të Brazilit, e treta dhe e fundit për Botërorin 2022. Në Interlagos piloti britanik i Mercedesit arriti suksesin e parë. Në vend të dytë Karlos Sainz, në të tretin Ljuis Hemilton dhe në të katërtin kampioni Maks Vershtapen.

Podi i gares Sprint te Brazilit. Gazeta Si, 13 nentor 2022

Ende nuk ka ardhur fitorja e parë në një garë zyrtare, por nëse bën atë që bëri në garën Sprint, Rasëll mund të shpresojë edhe për të triumfuar në garën e sotme në Brazil. “Princi” i Mercedesit ishte madhështor në San Paolo dhe suksesi i tij në garën Sprint ka sjellë buzëqeshje në bokset e ‘shigjetave të argjendta’.

Sainz zuri vendin e dytë, por për shkak të penalitetit për ndryshimin e motorrit, do të niset nga vendi i 7-të në garë.

Kevin Magnusen u nis i pari, por qëndroi në krye vetëm dy xhiro, më pas ia la vendin Vershtapenit. Holandezit iu desh të mbrohej fort ndaj Rasëllit, i cili priti momentin e duhur për parakalimin vendimtar. Një parakalim i studiuar dhe finalizuar mirë nga piloti anglez.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë