Masat ajrore të paqëndrueshme do të përfshijnë Shqipërinë gjatë të shtunës, ku pritet që herë pas here vranësirat të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje shiu.
Parashikohet që më të dukshme reshjet të jenë në zonat malore, ku pritet të jenë me intensitet dhe mesatar.
Ultësira Perëndimore parashikohet të ketë reshjet e shiut në sasi shumë më të pakta dhe në intervale më të shkurtra.
Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 18°C.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 6/11°C
Zona e ulët 5/21°C
Zona bregdetare 12/20°C
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.