Platforma Meta tha të mërkurën se do të pushojë nga puna 13% të punonjësve, ose më shumë se 11 mijë punonjës për shkak të rritjes së kostove dhe problemet që ka me reklamat.
Heqja masive nga puna, e para në përmasa të tilla për Meta-n, pasojnë mijëra heqje nga puna edhe në Twitter, pasi e mori në pronësi Elon Musk.
“Nuk janë vetëm reklamat por edhe problemet ekonomike apo rritja e konkurrencës kanë bërë që të ardhurat tona të jenë më të ulëta nga sa prisja”, tha Mark Zuckerberg në një mesazh drejtuar punonjësve.
“Kam gabuar dhe marr përgjegjësinë për këtë”.
Meta do të paguajë punonjësit me 16 javë pagë bazë plus dy javë shtesë për çdo vit shërbimi, si dhe të gjitha pushimet e mbetura, si pjesë e paketës së largimit nga puna.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



