Drejtësia

Skemë mashtrimi 571 milionë lekë me TVSH-në, dënohen 8 persona në Durrës

Gazeta Si – Tetë persona janë shpallur fajtorë nga Gjykata e Durrësit për krijimin e një skeme mashtrimi për shmangien e TVSH-së me vlerë rreth 571 milionë lekë.

Gjykata gjithashtu vendosi konfiskimin e një Hidrocentrali, një trualli, katër kamionëve dhe një fadromë.

Sipas njoftimit, 7 prej të pandehurve janë dënuar në total me 20.7 muaj burg dhe do t’i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, pas shqyrtimit të çështjes me gjykim të shkurtuar.

Ata akuzohen se kanë mundur që të tërheqin paratë cash nga bankat e nivelit të dytë, në vlerën totale prej rreth 619 milionë lekë, ku qëllimi i tërheqjeve ka qënë shmangia dhe mos pagimi i detyrimeve të lindura nga aktiviteti fiktiv tregtar i subjekteve objekt hetimit.

Gjithashtu është sekuestruar hidrocentrali në Dhërmi sëbashku me truallin në sipërfaqe  619.5 m2 në pronesi të shtetasit A. Xh.

Pas kërkesave të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës nga ana e Gjykatës  u vendos:

1.Deklarimin fajtor të të pandehurit A.Xh. për kryerjen e veprës penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” parashikuar nga neni 114/a-25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim. Në zbatim të nenit 40 të Kodit Penal të pandehurit A.Xh. i hiqet e drejta për të  ushtruar detyrat e drejtorit, të administratorit, sipërmarrësit, likuidatorit, si edhe çdo detyrë tjetër që ka të bëjë me cilësinë e përfaqësuesit të personit juridik, për një periudhë 10(dhjetë) vjeçare pas vuajtjes së dënimit me burgim.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit R.M. për kryerjen e veprës penale të “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” parashikuar nga neni 144/a-25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 (katër) vite e 6 (gjashtë) muaj burgim. Në zbatim të nenit 40 të Kodit Penal të pandehurit R.M i hiqet e drejta për të ushtruar detyrat e drejtorit, të administratorit, sipërmarrësit, likuidatorit, si dhe çdo detyre tjetër qe ka të bëjë me cilësinë e përfaqësuesit të personit juridik, për një periudhë 7(shtatë) vjeçare pas vuajtjes së dënimit me burgim.

3. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.A. për kryerjen e veprës penale të “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” parashikuar nga neni 144/a-25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tri) vite e 6 (gjashte) muaj burgim. Në zbatim të nenit 40 të Kodit Penal të pandehurit A.A. i hiqet e drejta për të ushtruar detyrat e drejtorit, të administratorit, sipërmarrësit, likuidatorit, si dhe çdo detyrë tjetër që ka të bëjë me cilësinë e përfaqësuesit të personit juridik, për një periudhë 7(shtatë) vjeçare pas vuajtjes së dënimit me burgim.

4. Deklarimin fajtor të të pandehurit T.A., për kryerjen e veprës penale të “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar parashikuar nga neni 144/a-25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (vjet) vite e 6 (gjashtë) muaj burgim.  Në zbatim të nenit 40 të Kodit Penal të pandehurit T.A. i hiqet e drejta për të ushtruar detyrat e drejtorit, të administratorit, sipërmarrësit, likuidatorit, si dhe çdo detyrë tjetër që ka të bëjë me cilësinë e përfaqësuesit të personit juridik, për një periudhë 5 (pesë) vjeçare pas vuajtjes së dënimit me burgim.

5. Deklarimin fajtor të të pandehurit E.Xh. për kryerjen e veprës penale të “Moskallzimi i krimit” parashikuar nga neni 300/1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim. Në zbatim të nenit 40 të Kodit Penal të pandehurit E.Xh i hiqet e drejta për të ushtruar detyrat e drejtorit, të administratorit, sipërmarrësit, likuidatorit, si dhe çdo detyrë tjetër që ka të bëjë me cilësinë e përfaqësuesit të personit juridik, për një periudhë 3 (tre) vjeçare pas vuajtjes së dënimit.

6. Deklarimin fajtor të të pandehurit B.C., për kryerjen e veprës penale të “Moskallzimi i krimit” parashikuar nga neni 300/1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 9 (nëntë) muaj burgim.Në zbatim të nenit 40 të Kodit Penal te pandehurit B.C., i hiqet e drejta për të ushtruar detyrat e drejtorit, të administratorit, sipërmarrësit, likuidatorit, si dhe çdo detyrë tjetër që ka të bëjë me cilësinë e përfaqësuesit të personit juridik, për një periudhë 3 (tre) vjeçare pas vuajtjes së dënimit.

7. Deklarimin fajtor të të pandehurit R.A., për kryerjen e veprës penale të “Moskallzimi i krimit” parashikuar nga neni 300/1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.Në zbatim të nenit 40 të Kodit Penal te pandehurit R.A., i hiqet e drejta për të ushtruar detyrat e drejtorit, të administratorit, sipërmarrësit, likuidatorit, si dhe çdo detyrë tjetër që ka të bëjë me cilësinë e përfaqësuesit të personit juridik, për një periudhë 3 (tre) vjeçare pas vuajtjes së dënimit.

8. Deklarimin fajtor të të pandehurit, personit juridik “S.L.” për kryerjen e veprës penale të “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” parashikuar nga neni 144/a-25 të K.Penal dhe dënimin e tij me “Mbarimin e personit juridik”, duke urdhëruar procedurat e likujdimit të tij nga organet kompetente, sipas ligjit. Pjesa e të ardhurave dhe e pasurive që, në përfundim të procedurës së likuidimit të detyruar të personit juridik, rezultojnë të jenë mjete apo produkte të veprës penale duhet të konfiskohen. Në zbatim të  të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurve  i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, pas shqyrtimit te çeshtjes me gjykim të shkurtuar.

Çfarë u konfiskua

Gjykata vendosi konfiskimin e sendeve të sekuestruara me anë të procesverbalit të sekuestrimit datë 16 nëntor 2021 të cilat janë asete të shoqërisë A.N., Korçë në pronësi të shtetasit A.A. dhe konkretisht.

1.Një automjet i tipit kamion i markës DAF, kokë tërheqje me ngjyrë të bardhë.

2.Një automjet tip kamion i markës MAN koke tërheqje me ngjyrë të bardhë.

3.Një automjet tip Fadrome i markës CASE me ngjyrë të verdhë.

4.Një automjet tip kamion i markës MAN me ngjyrë të bardhë,

5.Një automjet tip kamion “botë uji” i markës IVEKO me ngjyra të bardhë dhe të kuqe.

6.Linjë prodhimi dhe pastrimi për inerte e pa montuar për punë me ngjyre gri jeshile dhe të verdhë.

7.Produkt i gatshëm për shitje “hekur-nikel” sipas procesverbalit të sekuestros mbi 300 (treqindë) ton.

8.Pasuria e regjistruar në regjistrin hipotekor me adresë Dhërmi, Vlorë, objekti hidrocentral sëbashku me truallin në sipërfaqe e përbërë nga 619,5 m2 në pronësi të shtetasit A.Xh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë