Anticikloni afrikan sërish është rikthyer në Mesdhe i cili ka përfshirë gadishullin duke sjellë stabilitet të motit në fillimin e javës në territorin e Shqipërisë.
Ditën e sotme (e hënë, 7 nëntor), moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare. Era do të jetë me drejtim Veri-perëndim me shpejtësi 10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 8/15°C
Zona e ulët 10/24°C
Zona bregdetare 13/23°C
E Martë, data 08 Nëntor 2022
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veri-perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 7/17°C
Zona e ulët 9/23°C
Zona bregdetare 12/23°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




