Twitter ka humbur më shumë se një milion përdorues që kur shefi i Tesla-s, Elon Musk mbylli marrëveshjen e tij për të blerë platformën për 44 miliardë dollarë dhe mori nën kontroll kompaninë.
Që kur titani i Tesla-s mori kontrollin e Twitter më 27 tetor, mbi 850,000 llogari u çaktivizuan dhe gati 500,000 ka të ngjarë të pezullohen, sipas raportimeve.
Kompania Bot Sentinel analizoi mbi 3.1 milionë llogari dhe aktivitetin e tyre ditor dhe gjeti përqindjen e tyre që u çaktivizuan ose u pezulluan pasi Musk u bë pronari.
“Ne besojmë se rritja e çaktivizimeve është rezultat i njerëzve të mërzitur me Elon Musk që bleu Twitter dhe vendosën të çaktivizojnë llogaritë e tyre në shenjë proteste”, tha Christopher Bouzy, analist.
Reuters raportoi së fundmi, duke cituar dokumente të brendshme të kompanisë, se “Twitter po përpiqet të mbajë të angazhuar përdoruesit e tij më aktivë, të cilët janë jetik për biznesin”.
Këta ‘tweeters’ përbëjnë më pak se 10 për qind të përdoruesve të përgjithshëm mujor, por gjenerojnë 90 për qind të të gjitha tëeeteve dhe gjysmën e të ardhurave globale”, vuri në dukje raporti.
Me raportet që dalin në sipërfaqe se Twitter ka filluar të pushojë punonjësit, shqetësimet janë gjithashtu të shumta nëse platforma mund të zbatojë protokollet e moderimit të përmbajtjes që më parë e ndihmuan atë të luftonte dezinformimin, kërcënimet dhe fjalimet e tjera “problematike”.
Shefi i ri i kompanisë ka pohuar gjithashtu se është një absolutist i fjalës së lirë, duke u zotuar se do të heqë ndalimet e përjetshme nga platforma, si ai që ndaloi ish-presidentin e SHBA Donald Trump pas trazirave të 6 janarit në Kapitol.
Ndërsa kompania vazhdon të bëjë ndryshime në platformë, mbetet për t’u parë nëse do të ketë më shumë valë përdoruesish që largohen nga Twitter.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



