Gazeta Si – Gjykata e Elbasanit ka shtyrë sërish këtë të martë seancën për ekstradimin ndaj bosit turk të kriptomonedhave Faruk Fatih Ozer.
Prokurori ka paraqitur prova të tjera dhe avokati ka kërkuar të njihet me to dhe rrjedhimisht seanca është shtyrë. Seanca e radhës është caktuar më datë 10 nëntor, në orën 12:00.
Ozer i cili akuzohet nga Prokuroria e Stambollit se ka mashtruar qytetarët turq me kriptomonedhat duke zhvatur mbi 2 miliardë Dollarë kundërshton procesin e ekstradimit në Turqi me argumentin se çështja e tij është politike.
28-vjeçari iu fsheh drejtësisë turke duke qëndruar në Shqipëri deri në 30 Gusht kur u arrestua në Himarë.
Ozer ishte shpallur në kërkim nga autoritetet turke në prill 2021 për mashtrim me pasoja të rënda përmes skemës së kriptomonedhave.
Kompania përmes të cilës vepronte Faruk Fatih Özer shpalli falimentin, ndërsa ai u shpall në kërkim ndërkombëtar.
Autoritetet turke, të cilat kanë lëshuar Urdhrin Ndërkombëtar të Arrestit ndaj tij, kanë bërë të ditur se pas arrestimit, menjëherë do të nisin procedurat për ekstradim në rrugë diplomatike dhe gjyqësore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.