Drejtësia

SPAK çon në gjyq dosjen për ish-gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi

Gazeta Si – SPAK ka përfunduar hetimet për ish-gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi, i cili akuzohet për fshehje të të ardhurave dhe mos deklarim pasurie.

Tashmë çështja për ish-gjyqtarin ndodhet në gjykatë ku dhe pritet të nisë procesi gjyqësor në ngarkim të tij.

Selimi akuzohet për veprën penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, kryer në formën e deklarimit të rreme.

Selimi, gjyqtar me karrierë gati 20-vjeçare, u shkarkua përfundimisht nga Kolegji i Posaçëm i Apelimi në shkurt 2019.

Sipas DSIK-së, ish-gjyqtari kishte kontakte të papërshtatshme me persona që janë pjesë të krimit të organizuar.

KPK i radhiti një sërë kontaktesh të papërshtatshme të Selimit me botën e krimit.

Gjetja e vëzhguesit ndërkombëtar të ONM-së, zbuloi se gjyqtari Selimi kishte kontakt të drejtpërdrejtë me A.I, për të cilin gjyqtari ka ndërhyrë në vitin 2015 për të ndaluar ekstradimin e tij në Itali.

Ky shtetas sipas zbulimeve të ONM-së rezulton i dënuar për grup kriminal dhe trafik kokaine.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë