Drejtësia

Bilanci i policisë në 1 javë: 154 të arrestuar, armë drogë e pasuri të sekuestruara

Gazeta Si – Në bilancin e një jave, Policia e Shtetit njofton se ka arrestuar 154 persona, janë proceduar penalisht 441 qytetarë, ndërsa 24 janë shpallur në kërkim.

Gjatë kësaj jave, është bërë i mundur lokalizimi dhe kapja e 27 personave në kërkim, nga të cilët 26 janë në kërkim kombëtar dhe 1 në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë goditur 11 raste dhe janë sekuestruar 6 armë zjarri, 2 armë gjahu, 7 thika, 1 dorezë dhe 1 shkop si i Policisë.

Gjatë kësaj jave janë finalizuar 32 operacione policore dhe 1 megaoperacion, për goditjen e paligjshmërive në fusha të ndryshme.

Për sa i përket luftës ndaj drogërave policisë rendit operacionin e finalizuar një ditë më parë në Korçë ku 54 shtetas të arrestuar, 16 shtetas të shpallur në kërkim dhe 127 shtetas nën hetim, si rezultat i 2 fazave të megaoperacionit antidrogë “Knock Doën”.

Kokainë, heroinë, kanabis, armë zjarri dhe sende të tjera të kundërligjshme, të sekuestruara gjatë ndjekjes së hetimit.

Nga ana tjetër, gjatë 2 fazave të operacionit “Fasada”, në Elbasan, janë konfiskuar pasuri me vlerë 3 000 000 euro, që burojnë nga veprimtari kriminale, si dhe është vendosur sekuestro preventive për pasuri të tjera, me vlerë 400 000 euro.

Për sa i përket drejtorisë së Tiranës në një 1 jave janë zhvilluar 8 operacione për evidentimin dhe goditjen e organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë