Motosport

Vershtapen i pakapshëm, niset i pari në Meksikë para dy Mercedesëve

Gazeta Si – Kampioni i botës, Maks Vershtapen, nuk e heq këmbën nga gazi. Piloti holandez ka arritur kohën më të mirë në Meksikë, duke lënë pas Rasëll dhe Hemilton. Vendi i 4-t në nisje për idhullin e shtëpisë, Perez.

Vershtapen është i paarritshëm. Ai vazhdon të festojë titullin kampion bote pas triumfit në Austin dhe në Meksikë ka shijuar një tjetër ‘pole position’. E ka bërë duke lënë pas dy makinat Mercedes, që duket se kanë gjetur shpejtësinë e nevojshme. Ferrari ka mbetur prapa këtë herë.

Vershtapen është në një formë të jashtëzakonshme, po bën mirë gjithçka. Pastaj, Red Bull-i është konfirmuar makina më e mirë, që përshtatet më mirë me çdo situatë. Konfirmohet aftësia për të administruar mjaft mirë gomat në pjesë të ndryshme të pistës.

Perez, i katërti në nisje, do të ketë mbështetjen e 200 mijë tifozëve meksikanë në tribuna. Në Meksikë nuk kanë shkëlyqer dy makinat Ferrari. Sainz do të niset nga rreshti i tretë, kurse Leklerk nga i katërti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë