Drejtësia

Gent Ibrahimi drejt Gjykatës Kushtetuese, pikëzohet më shumë se Arta Marku

Gazeta Si – Gent Ibrahimi drejt Gjykatës Kushtetuese, pikëzohet më shumë se Arta Marku

Ish-kreu i Këshillit të Lartë Prokurisë Gent Ibrahimi është drejt zgjedhjes si anëtar i Gjykatës Kushetuese. Kjo pasi emri i tij ka marrë shumë vlerësime se dy rivalët e tjerë nga ana e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Sipas njoftimit mësohet se Gent Ibrahimi është renditur i pari me 8.38 Pikë, ndërsa e dyta është renditur Arta Vorpsi, me 0, 16 pikë më pak, duke marrë 88,22 pikë. Kujtojmë që Vorpsi tentoli një herë si anëtare e Gjykatën Kushtetuese, duke pretenduar se postin e Marsida Xhaferllarit. Por Gjykata Kushtetuese vendosi që anëtare të ishte Xhaferllari. Për këtë ajo pati një konflikt të ashpër mes mazhorancës dhe presidentit të asaj kohe, Ilir Meta. Ndërsa Vorpsi krijoi precedent u betua te noteri si anëtare dhe jo te presidenti.

Në vendin e tretë është renditur Arta Marku, me 82.66 Pikë. Ish-kryeprokurorja Arta Markup po synon edhe një herë të kapa majat e sistemit të drejtësisë, duke u zgjedhur si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Arta Marku u zgjodh si Prokurore e Përgjithshme në kushtet e konstetimeve të opozitës në Parlament në dhjetor të 2017-ës.

Pas shqyrtimit dhe miratimit të këtyre akteve nga mbledhja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, organit të emërtesës, Presidentit të Republikës Bajram Begaj që do të përzgjedhë kandidatët. Sipas precedentëve, renditja e kandidatëve shihet si prioritare në vendimin e presidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë