Arsim

Pedagogët: Po mendojmë grevën e urisë si variantin e fundit për plotësimin e kërkesave

Vijon bojkoti i pedagogëve ndërsa ditën e sotme kanë deklaruar se të hënën do të ketë një tjetër protestë kombëtare. Gjithashtu, kryetari i sindikatës Sandër Kovaçi ka deklaruar se ka pasur propozime që të përdoret edhe greva e urisë apo ngujimi si variantet e fundit për të arritur plotësimin e kërkesave të mbetura.

“Unë nuk jam pro këtyre lloj protestash por nëse nuk kemi një reagim dhe situata vazhdon njësoj, nuk na mbetet të bëjmë gjë tjetër përveç se të shikojmë dhe mundësi të tjera, të përdorim variantin e fundit, atë të grevës së urisë për të ushtruar presionin e duhur mbi autoritetet”, tha Kovaçi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë