Anticikloni Afrikan vijon të intesifikohet në të gjithë Europën duke mbajtur temperatura disa gradë më lartë se mesatarja edhe në vendin tonë në fundin e muajit Tetor.
Ditën e sotme (e mërkurë) moti do të jetë me mjegull në bregdet në mëngjes, gjatë ditës me diell dhe vranësira të pakta në zonën veriore. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 10/24°C
Zona e ulët 9/28°C
Zona bregdetare 14/25°C
E Enjte, data 27 Tetor 2022
Moti do të jetë me mjegull në mëngjes në zonat luginore dhe zonën e Kukësit, gjatë ditës me diell dhe vranësira të pakta. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 9/24°C
Zona e ulët 10/28°C
Zona bregdetare 14/27°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




