Teknologji dhe Inovacion

Kërkesa e ulët, Apple ngadalëson prodhimin e iPhone 14

Apple ka ngadalësuar prodhimin e iPhone 14 Plus për shkak të kërkesës së ulët, më pak se një muaj pasi uli prodhimin e iPhone 14 për të njëjtën arsye.

Edhe pse Apple nuk ka dhënë asnjë njoftim për këtë, disa spekulojnë se kërkesa e dobët është si rezultat i inflacionit në të gjithë botën që ka rritur kostot e jetesës, ushqimit dhe artikujve të tjerë.

Gjithashtu, spekulimet janë që edhe pse iPhone 14 nuk kishte suksesin që pritej, kompania përsëri ka filluar punën për të nxjerrë vitin tjetër iPhone 15.

Apple nxori iPhone 14 më 7 shtator dhe, megjithëse pamja e jashtme nuk ndryshoi, kishte disa veçori të reja.

iPhone 14 Plus që shitet me 899 dollarë është një alternativë më e lirë për modelin iPhone 14 Pro Max që shitet për 1099 dollarë.

Mungesa e kërkesës u vu re një javë pas lançimit kur filluan edhe të tërhiqeshin porositë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë