Drejtësia

Ndërtimet pa leje, procedohen 8 ish-zyrtarë të IMT dhe punonjës policie në Lushnjë

Gazeta Si – Prokuroria e Lushnjës ka caktuar masën “Detyrim paraqitje” dhe “Pezullim i ushtrimit të detyrës” për 8 ish-zyrtarë të bashkisë dhe punonjës të policisë me akuzën “shpërdorim detyre” për lejimin e ndërtimeve pa leje.

Sipas prokurorisë lokale, gjithçka nisi pas një hetimi për shkelje në restaurimin e një objekti në Ardenicë.

Bëhet fjalë për ish-zyrtarë të IMT-së të akuzuar për korrupsion pasiv, duke lënë në fuqi vendimin e gjykatës.

Ndërtesat e ndërtuara pa leje janë kryesisht banesa dhe biznese dhe personat nuk kanë marrë masa për ndëshkimin administrativ të shtetasve që kanë ndërtuar pa leje.

Nga hetimet, del se “shtetasi Gj.M., me detyrën e ish-kryeinspektorit të IMT-së Bashkia Lushnjë, si dhe shtetasit I.B., K.S. dhe Xh.Z., me detyrën e inspektorëve të IMT-së Bashkisë Lushnjë, nuk kanë ushtruar detyrën e tyre në përputhje me ligjin për të paktën 29 (njëzet e nëntë) raste të ndërtimeve pa leje.

Nga këto, “dy në kundërshtim me deklaratën për miratimin e punimeve të kryera në territorin administrativ të Bashkisë Lushnjë gjatë periudhës janar 2021-mars 2022”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Më tej, organi i akuzës Lushnjë, thotë se vazhdon hetimin në drejtim të funksionarëve të tjerë të përfshirë në veprimtari që bien ndesh me ushtrimin e rregullt të detyrës apo të personave të ndryshëm që kanë shkelur ligjin.

Masat e caktuara nga Prokuroria Lushnjë

Gj.M. – detyrim paraqitje

I.B. – Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik dhe detyrim paraqitje

K.S. – Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik dhe detyrim paraqitje

Xh.Z. – Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik dhe detyrim paraqitje

H.T. – Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik dhe detyrim paraqitje

B.H. – Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik dhe detyrim paraqitje

P.T. – Detyrim paraqitje

E.Sh. – Detyrim paraqitje


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë