Arsim

Përsëri protestë kombëtare ditën e hënë, pedagogët thirrje studentëve: Parashtroni kërkesat tuaja

Nga Gazeta Si- Pedagogët kanë lajmëruar se ditën e hënë do të ketë përsëri protestë kombëtare ndërkohë që bojkoti vazhdon në ditën e pestë.

“Të hënë në orën 11:00 protestë kombëtare, ku të gjithë pedagogët dhe studentët i ftojmë të jenë këtu dhe të diskutojmë. Le të kthehet ky peticion si një nismë për ndryshimin e situatës në universitete. Kërkojmë autoriteteve të dekanateve që të mbledhin Asambletë dhe të vendosin mbi mënyrën si ata do mbajnë qëndrim ndaj peticionit. Kërkojmë nga përfaqësuesit e studentëve të mblidhen dhe të diskutojnë për realizimin e këtij peticioni që kërkesat të kenë impakt të përbashkët si te pedagogët ashtu dhe tek studentët. Le të diskutojmë edhe për kërkesat e tyre. Nëse nuk do të ketë rritje të pagave, do vijojmë me protestën”, tha kreu i Sindikatës së Pedagogëve.

Ai foli edhe për deklaratën e Ministres së Arsimit e cila tha ditën e djeshme se po diskutohet për çdo kërkesë të pedagogëve, përveç rritjes së pagës.

“Kërkesat janë detyra të ministrisë. Ne duam rritje page, pjesa tjetër është detyrë e ministrisë që duhet ti përmbushin”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë