Arsim

Protesta kombëtare, bojkoti i pedagogëve vazhdon pa afat

Në ditën e katërt të protestës së pedagogëve, u vendos se do të ketë një bojkot pa afat deri në zgjidhjen e kërkesave të pedagogëve.

Sindikata e pedagogëve deklaroi se në ditët në vijim do të vazhdohet me bojkot si çdo ditë deri më tani, ku në orën 10:00 të gjithë do të mblidhen tek Universiteti i Politeknikut ndërsa pedagogët e rretheve që nuk kanë mundësi të vijnë në Tiranë do të mblidhen në universitetet e tyre.

Përfaqësuesit e sindikatës pohuan edhe një herë tjetër se vetëm vijimi dhe qëndresa e përbashkët do të mundësojnë vlerësimin dhe kthimin e dinjitetit akademik të stafeve dhe universiteteve.

Protesta kombëtare zgjati për më shumë se një orë dhe pjesë ishin pedagogë të rretheve dhe studentë të shumtë.

Kryetari i sindikatës i bëri thirrje edhe rektorëve që të paktën të mbajnë një qëndrim për bojkotin.

Ai gjithashtu u përgjigj edhe për komentet e Kryeministrit Rama i cili e quajti “Shiks krenar të 97-ës” duke thënë se ai është i zgjedhur nga Këshilli drejtues dhe nuk duhet ta kthejë në personale.

“Nuk ke të bësh me një person rruge”, tha Sandër Kovaçi gjatë fjalës së tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë