Ndryshime drastike pritet të ndodhin në Tik Tok që mund të bëjnë që rrjeti social të fitojë popullaritet në mesin e përdoruesve të moshave më të mëdha.
Pavarësisht se ka disa vite me ne, Tik Tok është ende rrjeti social i momentit. Gjatë viteve të fundit ne kemi parë se si ka evoluar deri në pikën ku është sot. Në fakt, aktualisht është një nga rrjetet sociale më të njohura në mesin e popullatës.
Çelësi i suksesit të Tik Tok është i vështirë për t’u deshifruar, megjithëse është e qartë se formati i shkurtër i videos ka ndihmuar që përmbajtja e publikuar brenda këtij rrjeti social të bëhet virale brenda pak orësh. Ndër vite janë bërë goxha ndryshime dhe ndër këto ndryshime është se tani mund të publikohen video me kohëzgjatje më të gjatë, gjë që e bën atë pothuajse të konkurrojë me YouTube dhe, natyrisht, t’u sigurojë njerëzve që kanë arritur të kenë sukses brenda rrjetit social mjete fitimi parash, si transmetimet e drejtpërdrejta brenda Tik Tok.
Transmetimi i drejtpërdrejtë është për shumë persona mënyra më e drejtpërdrejtë për të fituar para. Deri më sot, për të kryer këto transmetime është dashur vetëm të arrish shifrën e 1000 ndjekësve brenda këtij rrjeti social dhe të jesh mbi 16 vjeç.
Tani Tik Tok ka prezantuar ndryshime të reja që mund të mos u pëlqejnë një pjese të madhe të përdoruesve të tij. Tani Tik Tok po rrit moshën minimale për transmetim nga 16 vjeç në 18 vjeç. Një tjetër ndryshim që ka bërë Tik Tok është fakti se tani do të ketë opsion “vetëm për të rritur” ku përdoruesit do të zgjedhin nëse në lidhjet e tyre të drejtpërdrejta duan të bllokojnë njerëzit poshtë 18 vjeç.
Sipas asaj që ka komentuar Tik Tok, të dyja masat janë krijuar për të mbrojtur përdoruesit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



