Nga Gazeta “Si” – Ashtu siç edhe kishin paralajmëruar pedagogët kanë mbajtur sot protestë 2 orëshe. Në orën 10:00 të gjithë pedagogët kanë dalë nga sallat dhe janë mbledhur në oborret e Universiteteve. Ata janë shprehur të vendosur se do t’i qëndrojnë deri në fund kërkesave të tyre për cilësi më të lartë të Arsimit dhe se janë të vendosur të bojkotojnë mësimin.
Në një deklaratë për median, kryetari i sindikatës së pedagogëve Sandër Kovaçi tha se pjesëmarrja e pedagogëve në çdo Universitet ka qenë 100% përveç universitetit të Mjekësisë që ka vijuar mësimi pjesërisht.
I pyetur për vizitën e Kryeministrit Rama ditën e sotme tek Politekniku, Kovaçi tha se vetëm ka inauguruar një laborator dhe më pas është larguar “duke qenë se ka parë pjesëmarrjen në protestë.
Kovaçi tregoi se po mendojnë që në ditët në vijim të ketë protesta të qendërzuara, ose para Politeknikut ose para Kryeministrisë.
“Protestat do të përshkallëzohen. Do njoftojmë në vijim si do të veprojmë në rast se nuk ka reagim nga Ministria dhe Qeveria”, tha Kovaçi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



