Drejtësia

Zhvati miliona euro përmes mashtrimit, gjykata vendos ekstradimin për kinezin

Gazeta Si – Gjykata e Tiranës ka firmosur këtë të premte për ekstradimin e shtetasit kinez Linagbin Chen i shpallur në kërkim nga Kina për mashtrim.

Ai akuzohet se ka përfituar përmes mashtrimit 147 milion dollarë. Chen ishte kreu i një grupi kriminal dhe u arrestuar nga policia në Rinas, pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti e ishte shpallur në kërkim nga autoriotet kineze.

Me këtë vendim gjykata rrëzoi dhe kërkesën e tij për tu mos ekstraduar drejt Kinës.

Shtetasi kinez u kap në Rinas dhe Prokuroria vendosi ta dënojë me “arrest me burg”, por më pas e zbuti vendimin në masë “arrest shtëpie” pasi vuante nga një sëmundje në tru, për shkak të një mase mishi të huaj në kokë.

Chen akuzohet si kreu i bandës e cila ka patur selinë në qytetin Huzhou në Kinë dhe që ka kryer mashtrime në platformat online për ambiente me qira, shitje kompjuterësh dhe telefonash në Dubai, Kinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë