Dy turistë të huaj në Theth janë shpëtuar nga policia, pasi kishin mbetur të bllokuar në Bjeshkët e Kaprres.
Pas 8 orë kërkimesh nga Policia dhe banorët e zonës u bë e mundur gjetja e dy turistëve, në gjendje shëndetësore të mirë.
Dy turistët S. C., 27 vjeç nga Holanda dhe C. S., 33 vjeç nga Irlanda e Veriut kanë ngatërruar rrugën për të dalë në qafën e Valbonës dhe kanë dalë në vendin e quajtur “Qafa e Pejës”.
Policia bashkë me banorët e zonës i ka gjetur ato në vendin e quajtur “Maja e Jezercës” në një zonë të thepisur dhe me rrezik për jetën e tyre. Turistët janë transportuar për në Theth dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Dy turistët kanë falënderuar Policinë dhe banorët për gjithçka bënë për t’i shpëtuar, pasi gjendeshin në kushte të vështira dhe në rrezik për jetën, pa ujë dhe ushqime, si dhe të kërcënuar nga kafshët e egra në atë mjedis ku ndodheshin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.