Gazeta Si- Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga hyrja e masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin reshje shiu në vendin tonë në fillimin e javës.
Ditën e sotme (e hënë) moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje të pakta shiu pasdite në zonën veriperëndimore. Era do të jetë me drejtim Jug- Perëndim me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1,3 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 9/21°C
Zona e ulët 11/26°C
Zona bregdetare 13/25°C
E Martë, data 11 Tetor 2022
Moti do të jetë me vranësira mesatare dhe reshje shiu me stuhi. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6 me lartësi vale 1,5 deri në 2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 10/18°C
Zona e ulët 14/20°C
Zona bregdetare 16/22°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




