Motosport

Perez fiton në Singapor, Vershtapen shtyn festën e titullit

Gazeta Si – Serxhio Perez ka kaluar i pari finishin e Çmimit të Madh të Singaporit. Por pas garës meksikani ka qenë në hetim, për shkak se nuk kishte mbajtur distancën minimale nga “Safety Car”. Pilotit meksikan iu desh të priste 3 orë për të festuar i qetë.

Perez u penalizua me 5 sekonda për shkeljen që bëri në garë, por kjo nuk i prishi punë për fitoren në Singapor. Piloti i Red Bull-it u shpreh se ishte performanca e tij më e mirë.

Sharl Leklerk ka zënë vendin e dytë, ndërkohë që edhe në shkallën e tretë të podit është ngjitur Ferrari me Karlos Sainz. Vendet 4 dhe 5 për dy makinat MekLaren të Lando Norris dhe Daniel Riçardo.

Kampioni Maks Vershtapen e ka mbyllur garën në vend të 7-të. Holandezi ka shtyrë kështu festën e titullit të dytë radhazi. Ai ka qenë mes dy makinave Aston Martin të Lens Stroll dhe Sebsatian Fetel. Vendi i 9-të për Ljuis Hemilton.

Pierr Gasli ka kompetuar 10-shen e garës së 17-të të Botërorit 2022. Për Perez është fitorja e dytë sezonale, gjithmonë nëse konfirmohet nga drejtuesit e garës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë