Teknologji dhe Inovacion

Meta në rënie të lirë: Përdoruesit po largohen, të ardhurat bien, aksionet në minimum

Asgjë nuk duket mirë për Meta: Kompania po tregton me vlerën më të ulët të saj të aksioneve që nga viti 2019, reklamuesit po ulin shpenzimet dhe përdoruesit po largohen nga platformat e saj.

Meta është në vështirësi të mëdha, pasi stoku i saj e mbylli sërish javën me rënie dhe aktualisht po tregtohet në nivelet më të ulëta, të cilat nuk i kishin parë prej vitesh.

Vetëm 4 stoqe të aksioneve në S&P 500 kanë vlerë më të ulët se Meta dhe është e paqartë se nëse kompania është e aftë ta nxjerrë veten nga kjo rrëmujë.

Vetëm para një viti, vlera e kompanisë e arriti majën dhe që atëherë, gjithçka marrë tatëpjetën, teksa drejtori ekzekutiv Mark Zuckerberg, ka humbur miliarda dollarë duke e ndjekur metaversin e tij në të njëjtën kohë që rrjetet kryesore sociale, Facebook dhe Instagram, kanë pasur vështirësi.

Facebook në veçanti po kalon kohëra të vështira. Analistë të ndryshëm shpehen se nuk janë më të sigurtë se cili është biznesi kryesor i Facebook – ose nëse ka një të tillë.

Edhe ata që nuk janë aq të dëshpëruar dhe të zymtë për perspektivën e Facebook – edhe pse rrjeti social ka parë një ngritje të përgjithshme globale në numrin e përdoruesve, pavarësisht nga një rënie në përdoruesit e SHBA dhe Kanadasë – nuk janë të sigurtë se nëse Facebook do të jetë i rëndësishëm për gjeneratën e ardhshme të përdoruesve.

Por duke parë rritjen e rivalit TikTok, rritje kjo e cila në dukje është e paarritshme, ky vlerësim duket të jetë i drejtë.

Facebook veçanërisht u prek nga përditësimi i privatësisë nga ana e iOS në vitin 2021, një përditësim ky që parandaloi Meta-n nga targetimi i përdoruesve me reklama, çka i kushtoi kompanisë 10.1 miliardë euro humbje nga fitimet e përgjithshme këtë vit. / CNBC, Peta Pixel


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë