Twitter po i bashkohet rrjedhës së rrjeteve sociale që kanë kopjuar modelin e Tik Tok për të lundruar pafundësisht mes videove.
Kompania ka njoftuar se në përditësimin e ri do të jetë “tërheqës” pasi nëse shtyp mbi të, pamja hapet në të gjithë ekranin, ndërsa nëse e tërheq për lart, do të shfaqë më shumë përmbajtje të tilla.
Në seksionin Explore, po shtohet një sërë videosh për të treguar se cilat prej tyre janë më të famshmet që po shpërndahen në Tëitter.
Twitter ka njoftuar se kjo risi do të jetë e disponueshme në aplikacion për përdoruesit e iOS, ndërsa videot në Explore “mund të shihen nga njerëz në shtete të caktuara” që kanë iPhone ose Android. Të dyja përditësimet do të jenë fillimisht për personat që përdorin gjuhën angleze në aplikacion.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



