Gazeta Si – Piloti britanik u thirr nga komisarët e pistës pas provave të së shtunës në Singapor. Pirsing në hundën e Ljuis Hemilton është bërë çështje në F.1 gjatë kësaj fundjave.
Pas përfundimit të kualifikuesve, për 7 herë kampionin e botës u hap një hetim, sepse zbriti në pistë me atë pirsing të çmuar, që është i ndaluar sipas rregullores së re për sigurinë.

Piloti i Mercedesit u shpjegoi komisarëve se mjekët e kishin këshilluar ta mbante, sepse në momentin që e kishte hequr pati një infeksion në hundë. Ky justifikim ka bërë qëtë shmanget gjoba për Hemilton, por jo për skuadrën. Mercedesi duhet të paguajë 25.000 euro gjobë.
Sipas federatës, skuderia nga Brackley nuk e kishte plotësuar në mënyrë korrekte modulin e ‘self scrutineering’, një lloj autocertifikimi për atë atë që gjendet brenda makinës. Nuk është përmendur fakti që Ljuis Hemilton mbante një pirsing në momentin e fillimit të provave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




