Bullgaria dhe Greqia filluan operimin tregtar të një gazsjellësi, i cili do të ndihmojë në uljen e varësisë së Europës Juglindore nga gazi rus dhe rritjen e sigurisë së energjisë.
Tubacioni 182 km do të sigurojë lehtësim për Bullgarinë, e cila ka ‘lënguar’ për të siguruar furnizime me gaz me çmime të përballueshme që nga fundi i prillit, kur Gazprom i Rusisë ndërpreu dërgesat për shkak të refuzimit të Sofjes për të paguar në rubla.
Rusia uli furnizimet në Europë pasi Perëndimi vendosi sanksione ndaj Moskës për pushtimin e Ukrainës, duke i lënë vendet e Bashkimit Europian në kërkim të rrugëve alternative për të gjetur gaz, në një kohë kur çmimet po rriten.
“Ky tubacion do të ndryshojë lojën. Është një ndryshim i lojës për Bullgarinë dhe për sigurinë energjetike të Europës dhe do të thotë liri nga varësia e gazit rus,” tha presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen gjatë ceremonisë së inaugurimi në Sofje.

Gazsjellësi TAP është në të verdhë.
Tubacioni Greqi-Bullgari do të transportojë 1 miliard metër kub gaz azerbajxhanas në Bullgari.
Ndërlidhja midis Bullgarisë dhe Greqisë e bën vendin tonë më pak të prekshëm dhe përmirëson aftësinë tonë për të negociuar. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë Galab Donev në fjalimin e tij gjatë ceremonisë zyrtare të vënies në punë të gazsjellësit me Greqinë.
“Gazsjellësi i ri ka kapacitet të mjaftueshëm për të plotësuar të gjitha nevojat në nivel vendor dhe do të sigurojë diversifikimin e burimeve dhe furnizimeve me gaz natyror për Bullgarinë , gjë që është e një rëndësie kyçe ”, tha Donev.
Donev theksoi gjithashtu se shkelja e qëllimshme e lidhjeve të gazit në Balltik është një tjetër paralajmërim se siguria e furnizimeve në Europë mund të rrezikohet shpejt.
Burimi: Reuters; Përshtati Gazeta Si
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




