Gazeta Si – Bordi i Transparencës ka vendosur që nga kjo e enjte çmimi i naftës të shitet jo më shumë se 229 lekë për litër, duke u rritur kështu me 10 lekë, pasi tregtohej me 219 lekë.
Edhe benzina është rritur me 8 lekë dhe do të shitet me 203 lekë për litër. Vetëm çmimi i gazit të lëngshëm ka mbetur i pandryshuar dhe do të shitet me 78 lekë për litër.
Çmimet hyjnë në fuqi që prej orës 20:00 të kësaj të enjteje. Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 29 shtator 2022, janë si rezultat i levizjes së çmimeve në bursën Platts Mediteran.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




