Motosport

Zyrtare/ MotoGP zbarkon në Kazakistan, nga 2023-shi shtohet gara e Sokol

Gazeta Si – Motoçiklizmi botëror zbarkon edhe në Kazakistan. Viti 2023 shënon fillimin e një akordi të ri 5-vjeçar, me anë të të cilit MotoGP do të ketë mundësinë të eksplorojë një rajon të ri të botës. ‘Dorna’ ka njoftuar firmosjen e kontratës.

Në kalendar do të futet edhe cirkuiti i ‘Sokol International Racetrack’. Një cirkuit që gjendet në periferi të qytetit më të madh të Kazakistan, Almati, Sokol është një kompleks i ri në zemër të Azisë qendrore.

Pamje nga cirkuiti i Kazakistanit. Gazeta Si, 27 shtator 2022

Kazakistani bëhet kështu vendi i 30-të në botë që do të organizojë një Çmim të Madh në motoçiklizëm që nga viti 1949. ‘Sokol International Racetrack’ është struktura e 74-ët që do të mirëpresë një garë motorash.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë