Treg

Bitcoin rikthehet në vlerën e 20 mijë dollarëve

Bitcoin arriti vlerën e 20 mijë dollarëve të martën. Kriptomonedha më e famshme në botë u rrit me 6%. Ngritja e BTC ndikoi edhe tek kriptomonedhat e tjera, Ethereum u rrit me 7% dhe shkoi më 1.389 dollarë.

Megjithatë, Bitcoin ka luftuar duke u tregtuar midis 18.000 dhe 25.000 dollarë që nga mesi i qershorit, pasi një përplasje që fshiu 2 trilion dollarë nga tregu i kriptove.

Kjo rënie e tregut u nxit nga rritja e normave të interesit nga bankat qendrore që synonin kontrollin e inflacionit të shfrenuar, si dhe një valë falimentimesh që filtroheshin në industrinë e kriptove.

Investitorët e kriptove kanë ndjekur politikën monetare sepse monedhat digjitale kanë qenë të lidhura ngushtë me tregjet e aksioneve të SHBA-së këtë vit. Normat më të larta të interesit kanë vënë presion mbi S&P 500 dhe Nasdaq të cilët lidhen me asete të tjera të rrezikshme, duke përfshirë kriptovalutat.

Këtë herë Bitcoin u rrit edhe pse aksionet shënuan nivelin më të ulët të vitit.

Që nga mesi i qershorit, kur tregu i kriptove u përball me nivelet më të ulëta të fundit, investitorët u përqendruan në një përmirësim masiv të rrjetit në blockchain Ethereum të quajtur “Merge”, i cili ndryshoi metodën e vërtetimit të transaksioneve në Ethereum dhe ulI ndjeshëm konsumin e energjisë.

Në prag të përmirësimit, i cili përfundoi më 15 shtator, çmimi i Etherit, kriptomonedhës vendase të Ethereum u dyfishua, duke tejkaluar shumë fitimet e Bitcoin në atë periudhë. Megjithatë, Etheri ka rënë që nga përditësimi./CNBC


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë