Treg

Kriptomonedhat nisin javën në rënie

Çmimet e kriptomonedhave u kthyen me të kuqe mëngjesin e të hënës. Vlera totale e tregut të kriptove ra me 1.13% duke arritur në 922.79 mld dollarë.

Bitcoin ra me 0.5% duke qëndruat në 18.8 mijë dollarë dhe Ethereum ra me 1.41% me një çmim prej 1.3 mijë. Ethereum ka pasur një performancë zhgënjyese gjatë këtij muaji. Monedha ka qenë në rënie qëkur ndodhi “Merge”, përditësimi i rrjetit të saj.

Megjithëse monedha Ethereum është rritur paksa  në ditët e fundit, perspektiva është ende e zymtë.

Prandaj, pritet të mbajë një çmim të qëndrueshëm, por mund të rritet nga 1.320 dollarë aktual në 1.600 dollarë nëse tregu vijon në rritje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë