Drejtësia

Vrau vëllanë dhe kunatën, Apeli lë në burg Arsen Muskurtin

Gazeta Si - Gjykata e Tiranës caktoi "arrest në burg" për Arsen Muskurtin, autorin e vrasjes së dyfishtë të Dritan dhe Nora Muskurtit.

Çështja u dërgua në Apel mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim Arsen Muskurti, i cili kërkoi ndryshimin pjesërisht të vendimit, caktimin si masë sigurimi personal atë të “arrestit ne burg”, me afat 30 ditë, me qëllim kryerjen e akt ekspertimit psikologjik për verifikimin e gjëndjes së shëndetit mendor.

Shkak për ngjarjen e rëndë ku Arsen Muskurti me gjakftohtësi vrau vëllain dhe kunatën, janë bërë debatet për biznesin dhe një borxh prej 17 milionë Lekësh që i kërkohej edhe në gjykatë nga viktima Dritan Muskurti.

Hetimet treguan se vrasja vinte pas 6 vitesh konflikte dhe debate, kur herë pas here dy vëllezërit kanë kërkuar urdhër-mbrojtje në polici nga njëri-tjetri. Të njëjtën kërkesë kishte bërë edhe viktima Dritan Muskurti 4 ditë para se të ndodhte vrasja.

Dy vëllezërit dyshohet se janë konfliktuar në ambientet e një lokali në rrugën “Islam Alla”,  dhe debati ka degraduar në përdorimin e armës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë