Mode

Prada luan me kontraste në shfaqjen e Javës së Modës në Milano

Thjeshtësia dhe kontrastet ishin temat kryesore në sfilatën e Prada-s në Milano të enjten.

Dizajnerët Miuccia Prada dhe Raf Simons hapën shfaqjen Pranverë/Verë 2023 me veshje gri, duke përfshirë këmisha, pantallona të holla dhe jumpsuit.

Përforcues i idesë së thjeshtësisë ishin fustanet pa mëngë.

“Rrobat kanë të bëjnë me thjeshtësinë, pa komplikime të panevojshme”, tha Miuccia Prada në një deklaratë.

Java e Modës në Milano zgjat deri më 26 shtator me Gucci, Versace, Dolce & Gabbana dhe Giorgio Armani mes atyre që prezantojnë krijimet e tyre më të fundit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë