Këshilli Botëror i FIA-s ka aprovuar sot kalendarin e Botërorit 2023 të Formula 1. Janë 24 garat në program dhe ky është kalendari më i gjatë në histori.
Starti në Bahrein më 5 mars dhe mbyllja më 26 nëntor në Abu Dhabi. Debuton sezonin e ri Çmimi i Madh i Las Vegasit, i vetmi ‘new entry’ dhe që mund të jetë ventimtar për titullin. Bëhen tri kështu garat që zhvillohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në Europë do të zhvillohen 12 gara, të ndërprera mes tyre nga gara e Kanadasë.Pas garës së Belgjikës, që do të zhvillohet të dielën e fundit të korrikut, pilotët do të shkojnë me pushime.
Kthehet në kalendar Çmimi i Madh i Katarit, që ka debutuar në Formulën 1 në 2021-shin. Këtë vit nuk do të zhvillohet, pasi ka përplasje me Botërorin e futbollit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




