Arsim

Studentët peticion qeverisë: Çmimet janë rritur, kërkojmë 100 euro rimbursim në muaj

Gazeta ‘Si’- Studentët kanë nisur një peticion drejtuar qeverisë, ku kërkojnë një rimbursim prej 100 eurosh në muaj.

Një grup studentësh kanë dorëzuar sot në kryeministri një peticion të firmosur nga mbi 6 mijë studentë, ku kërkohet mbështetje për çdo student.

Ky peticion ka disa ditë që zhvillohet online tek Portali “Studentët Denoncojnë”. Studentët paralajmëruan edhe protesta, ose bojkotim të viti akademik në rast të mosplotësimit të kërkesës, por kjo pritet të shihet në vijim.

Peticioni nga sutdentët drejtuar Ministres së Arsimit.

“Në këto kushte që jemi është e pamundur të nisë viti akademik, se xhepi i studentëve është bosh. Tentativa për protestë do të ketë gjithmonë”, tha një student.

Studentët thonë se qeveria i ka përjashtuar nga paketa e Rezistencës Sociale, prandaj kërkojnë mbështetje financiare për të përballuar krizën ekonomike. 

Sipas studentëve, disa nga arsyet pse kërkojnë rimbursim janë shtrenjtërimi i qirave dhe rritja e çmimeve.

Po ashtu, përveç studentëve, janë dhe pedagogët ata që kanë paralajmëruar bojkot të procesit mësimor më 17 tetor, nëse qeveria nuk do të marrë masa për të plotësuar kërkesat e tyre, ku njëra prej tyre është rritja e pagave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë