Bitcoin është në nivelin e vet më të ulët që nga viti 2020, pasi një valë e shtrëngimit të politikave monetare u përhap nga Europa në SHBA.
Monedha më e madhe digjitale, ra me 7.4% dhe po tregtohet me 18.3 mijë dollarë, ndërsa Ether ra me 6.6% dhe po mbahet me vështirësi në nivelin e 1.3 mijë dollarëve. Kripto të tjera si XRP dhe Polkadot patën humbje më të rënda.
Rënia është pasqyrim i rritjes së mëtejshme të normave të interesit nga bankat qendrore dhe vetë inflacionit.
Ether është në nivelin më të ulët të dy muajve. Një rritje e saj gjatë qershorit, rriti entuziazmin për përditësimin e në rrjetin “e gjelbërt”. Tani që zhvendosja mbaroi, rënia vazhdon.
Vlera totale e tregut të kriptomonedhave është rreth 70 mld dollarë, nga 941 që ishte para 24 orësh dhe shumë larg 3 trilion dollarëve që ishte në vitin 2021./Bloomberg
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




