Të premten, GJKKO shpalli të pafajshme anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Etleda Çiftja. Kjo e fundit u shpreh pas seancës gjyqësore se ajo nuk ka pasur probleme me pasurinë e saj.
Sipas saj, SPAK ka bërë punën dhe se gjykata vendosi drejtësi.
Çiftja akuzohej nga SPAK për deklarim të rremë të pasurisë dhe falsifikim të dokumenteve.
Por Instituti i Studimeve Politike ka vënë në pah konfliktin e interesit mes gjyqtarit Erion Bani që e shpalli të pafajshme dhe komisioneres Etleva Çiftja e cila më herët kishte votuar pro kalimit të tij nga kontrolli i vettingut.
“Unë votoj ta kalosh vettingun, ti më nxjerr të pafajshme në gjyq me SPAK’! Një gjyqtar testohet në vetting nga tre anëtarë dhe e kalon atë, njëra nga tre anëtarët akuzohet nga SPAK për veprat penale falsifikim dhe deklarim i rremë i pasurive, dhe gjyqtari gjykon personin që e votoi në veting! Vetë subjekti sqaron se mund të jetë në konflikt interesi, por “garanton” se “marrëdhëniet me të pandehurën kanë qenë dhe janë ‘indiferente’.

Vendimi dhe detajet e vendimit janë pa rëndësi & pritshme, por thelbi është se ky mbetet një tjetër rast tipik që tregon se standardet e drejtësisë së re janë e mbeten ende larg pritshmërive, premtimeve dhe nevojës për drejtësi funksionale, të besueshme dhe me integritet. Një rast tjetër në GJL, ku i njëjti gjyqtar gjykoi vetveten. pra vendimin e tij të dhënë në apel, nxjerr në pah edhe nevojën e praktikave të reja strikte kunder konfliktit të interesit dhe për standarde integriteti në institucionet e reja të drejtësisë & vetingut”, shkruan Instituti i Studimeve Politike duke publikuar edhe dokumentet bashkengjitur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




