Arsim

Futet lënda e IT-së në 100 shkolla në vend, nga klasa e parë në të tretën

Nga Gazeta 'SI' - Këshilli i Ministrave ka miratuar një meomorandum bashkëpunimi me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, AADF, që parashikon përfshirjen e lëndës së teknologjisë së informacionit në klasat e para deri te të tretat në arsimin fillor.

Projekti është hartuar dhe miratuar nga AADF për një periudhë 5-vjeçar dhe do të përzgjidhen 100 shkolla publike ku do të jetëzohet projekti, për vitin 2022-2023.

Në bazë të memorandumit Fondacioni amerikan merr përsipër Ofrimin e një platforme plotësuese online për të mbështetur mësimdhënien dhe të mësuarit e kodimit dhe të të menduarit kompjuterik në të gjitha shkollat e arsimit bazë publik në Shqipëri, si dhe Identifikimin dhe kontraktimin e ekspertizës kombëtare dhe ndërkombëtare, sipas procedurave të veta, për hartimin e kurrikualve përkatëse për klasat I, II dhe III të shkollave të arsimit bazë publik.

Po ashtu fondacioni merr përsipër blerjen e 1.600 pajisjeve kompjuterike, sipas procedurave të veta, për 100 laboratorët Smart, që do të ndërtohen nga qeveria shqiptare në 100 shkollat e përzgjedhura për fazën e parë të Projektit.

Ndërkohë, pak ditë më parë, në një takim me bizneset në vend, kreu i qeverisë theksoi zhvendosjen e fokusit tek të rinjtë dhe aftësimi i tyre në fushën e digjitalizimit dhe teknologjisë së informacionit, duke ndihmuar njëkohësisht edhe bizneset që kanë mungesë të fuqisë punëtore dhe për vetë të rinjtë. Ai tregoi se do të ketë një kontakt intensiv me kompanitë për ofrimin e këtyre specializimeve dhe trajnimeve në këtë fushë,  për të rinjtë.

"Është e domosodoshme që kompanitë të marrin pjesë duke financuar ato burime njerëzore që duan për vete. Kërkesat e kompanive për më shumë burime njerëzore të kulfikuara në IT janë të shumta dhe janë në rritje. Të gjitha kompanive, kujt më shpejt dhe kujt më vonë i lind kjo nevojë. Tu japim mundësi shumë vajzave dhe djemve që të mirëpaguhen"- tha Rama.

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, pjesë e takimit po ashtu, theksoi se programi do të synojë aftësimin e 100.000 koduesëve gati për tregun e punës, brenda pak vitesh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë