Tregu i kriptomonedhave po jep shenja kaosi vetëm dy ditë para se të futet në një përditësim kritik të software-t në rrjetin e Ethereum, blockchain-i më i rëndësishëm i të gjithë sektorit.
Vërehet se si Ether, kriptomonedha kryesore e rrjetit po vonon rënien e Bitcoin i cili ka rënë me 9%, ndërsa vetë Ether me 13%.
Problemi është se nuk dihet se si do të shkojë projekti i Ethereum, që synon të reduktojë ë mënyrë dramatike shfrytëzimin e energjisë. Ka një rrezik se i gjithë entuziasti për këtë ndryshim, që ka nisur që nga qershori, mund të bie dhe të shkrumbojë kriptomonedhën sapo të ndodhë përditësimi.
Chris Weston, një analist, tha se në këtë projekt “nuk mund të blejmë gënjeshtra e t’i shesim si të vërteta”.
Ether po mban vlerën mesatare të 20 javëve, por pritet të bie përsëri. Bitcoin po shitet me 22.7 mijë dollarë në Londër ndërsa, Ether 1.7 mijë dollarë.
Etheri pati një shitje të vrullshme të aseteve nga investitorët, që kapën 62 mln dollarë në një javë. Kjo tregon një pasiguri të investitorëve për ndryshimet e reja./Bloomberg
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




