Motosport

Ferrari kundër FIA-s për garën e Moncës: Po flinte gjumë!

Gazeta Si – Gara e Moncës u shoqërua me polemika, sepse xhirot e fundit u zhvilluan me ‘Safety car’ në pistë, duke mos dhënë asnjë mundësi parakalimi. Drejtuesi kryesor i Ferrarit, Matia Binoti, foli me kritika të forta pas garës.

“Duhej të riniste gara sa më parë të ishte mundur, por pritën shumë. Nuk kishte arsye. FIA sot vërtet mori një sy gjumë. Nuk e dimë sido të kishte përfunduar, por është mëkat ajo që ndodhi me ‘Safety Car” – theksoi Binoto.

‘Safety Car’ ne garen e Monces. Gazeta Si, 12 shtator 2022

“Te rregulloret kanë bërë shumë ndryshime, por Formula 1 ka nevojë për vendime jo kaq të ngadalta, – ka pohuar Binoto për ‘Sky Sport’. – Ishim mirë në kualifikuese, edhe në garë ishim mirë, pavarësisht se Maks po ecte fort. Bravo Leklerk, por edhe Sainz, që mund të ngjitej në pod”.

FIA ndërkohë ka shpjeguar administrimin e fundit të garës së Moncës, duke bërë me dije se është respektuar rregullorja. “U bë çdo përpjekje për të hequr makinën numër 3 (të Riçardos) dhe për të rinisur garën, por nuk u arrit nga komisarët që ta spostonin atë” – ka shpjeguar një zëdhënës i FIA-s.

“Siguria është përparësia jonë dhe incidenti nuk ishte aq sa për të kërkuar flamurin e kluq. Gara u mbyll me ‘Safety Car’, duke ndjekur procedurat e konkorduara nga FIA dhe gjithë pjesëmarrësit. Koha e ‘Safety Car’ brenda një gare nuk ka asnjë influencë për këtë procedurë”, – ka vazhduar ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë