Treg

Bitcoin ‘thyen’ parashikimet, kalon 22 mijë dollarë

Bitcoin arriti vlerën e 22 mijë dollarëve, duke mundur parashikimet paralelisht me rritjen e inflacionit dhe përditësimit të Ethereum në rrjetin e gjelbërt e pa ndotje.

Kriptomonedha më e madhe në botë arriti vlerën e 22.3 mijë dollarëve në mbrëmjen e së të dielës dhe ra lehtë mëngjesin e së hënës, në 22.2 mijë dollarë.

Pas rënies nën 19 mijë dollarë, niveli më i ulët që nga qershorin, Bitcoin është rritur me 17%.

Kjo vjen edhe si pasojë e rritjes së aksioneve në treg, përfshirë Nasdaq, që drejton tregu teknologjik. Bitcoin ka lëvizurat afërsisht me tregjet e aksioneve kohët e fundit.

Investitorët e kriptove po presin të dhënat e inflacionit gjatë gushtit, që jep të dhëna se në çfarë drejtimi do të shkoja Banka Federale me normat e interesit.

Aksionet e kompanive kanë qenë nën presion gjatë gjithë vitit, pasi bankat kanë rritur normat e interesit disa herë si përgjigje ndaj inflacionit.

Kriptomonedhat që janë aset me shumë rrezik, u shkatërruan. Pothuajse 2 trilion dollarë janë fshirë nga tregu i tyre gjatë vitit.

Kjo ka ndodhur edhe për shkak të problemeve të brendshme të kriptove, lidhur me rënien e disa projekteve madhore dhe falimentimeve në vende të ndryshme.

Ndërkohë, Ethereum po bën ndryshimin për të cilin është pritur gjatë. Nga një model pune me provë, do ta kthejë në një model pune me veprim, për çdo transaksion që bëhet. Kjo pritet të sjellë një rritje të interesit për monedhën digjitale pasii do të shpenzojë shumë më pak energji

Që kur Ethereum arriti nivelin e tij të ulët për vitin në mes të qershorit, çmimi për kriptomonedhën e dytë më të madhe në botë është rritur shumë më tepër se Bitcoin. Ether është rritur më shumë se 90% që nga qershori. Ndërsa Bitcoin është rritur pak më shumë se 20%, duke pritur se sa do të shkojë për pak./CNBC


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë