Kryeministri Edi Rama në Kongresin e Arsimit theksoi se arsimi është arma më e fortë e rezistencës dhe përparimit të kombit, por sot gjuha është më e rrezikuara.
Kreu i qeverisë thekson se Kongresi Kombëtar i Arsimit bashkon në një hapësirë diskutimi shumë aktorë në fushën e arsimit, përfshirë arsimin parauniversitar, arsimin e lartë, kërkimin shkencor, agjenci, partnerë lokalë dhe ndërkombëtarë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe donatorë në fushën e arsimit
Sipas Ramës, kërcënimi ndaj gjuhës është një kërcënim i madh dhe çdo ditë që kalon e rrit këtë kërcënim. Ai ka shtuar se forcat që kërcënojnë gjuhën, janë në dukshmëri të pathyeshme.
Rama theksoi se gjuha shqipe ka ardhur koha që të futet në çdo nivel.
“Ka kaluar një shekull nga Kongresi i Manastirit. Ne jemi këtu në një kongres që është shumë modest për nga pesha sesa kongresi i Manastirit, por që në thelbin e vet, ka të njëjtin shqetësim. Pra Përparimin e Kombit Shqiptar. Mësimi i Shqipes dhe arsimi ishte mjeti më i fuqishëm për të fituar pavarësinë. Ndërsa sot mbrojtja e gjuhës shqipe dhe arsimimi me standardet më të mira bashkëkohore është mjeti më i fuqishëm për të siguruar vazhdimësi dhe prosperitet”.
Ndër të tjera, ai tha se “na takon të gjejmë mënyra dhe kërkojmë përmes një dialogu të gjerë mes nesh, rrugë për të forcuar pozicionin e gjuhës shqipe në këtë kaos gjuhësor dhe komunikativ që është përfshirë gjithë bota dhe padyshim që edhe ne jemi thellësisht të përfshirë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



