Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga rryma ajri të paqëndrueshme duke kushtëzuar mot të paqëndrueshëm në territorin e Shqipërisë gjatë ditës së sotme.
E Shtunë, data 10 Shtator 2022
Moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të pasuara nga reshje shiu dhe rrebeshe në veriperëndim në pjesën e parë të ditës, pasdite do të kemi përmirësim. Era do të jetë me intesitet me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0 deri në 2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 17/29°C
Zona e ulët 18/32°C
Zona bregdetare 22/31°C
E Diel, data 11 Shtator 2022
Moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të pasuara nga reshje shiu lokale në veri perëndim. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 13/27°C
Zona e ulët 17/31°C
Zona bregdetare 20/29°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




