Ka ndodhur

Video/ Pedonalja e Shkodrës përmbytet nga reshjet e dendura të shiut, uji hyn në banesa

Gazeta Si - Reshjet e dendura të shiut gjatë natës kanë shkaktuar përmbytje në Shkodër, ku rrrugët e kryeqendrës së veriut janë mbuluar nga uji për shkak të bllokimit të kanalizimeve.

Për shkak të reshjeve intensive, zona e pedonales thuajse është kthyer në një “lumë të rrëmbyeshëm”, duke sjellë kështu probleme me lëvizjen e qytetarëve.

Reshjet ishin aq të dendura sa sollën probleme në bllokimin e saj teksa uji arriti gati deri në gju.

Në mëngjes situata është normalizuar ndërkohë që në orët e mbrëmjes. Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme në zonën e Bleranit të Bardhajve në Bashkinë Shkodër.

Mospastrimi i dy kanaleve ka sjellë dëme të shumta në banesat e 30 familjeve të kësaj zone. Kafshë të ngordhura, banesa nën ujë dhe dëme të konsiderueshme në tokat bujqësore.

Banorët hedhin akuza ndaj shtetit për mungesë ndërhyrje dhe ndihen të pasigurtë në banesat e tyre.

Përmbytje pati dhe në Shëngjin të Lezhës, ku ndërtimet pa kriter kanë bllokuar kanalizimet, çka ka sjellë dhe probleme në rrugët e qytetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë