Arsim

Shpërndarja e librave falas në shkolla, Kushi: Përfitojnë edhe kategoritë e veçanta për arsimin e mesëm e të lartë

Shpërndarja e librave shkollorë falas vijon në të gjitha shkollat e vendit. Këtë e bëri me dije Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi nëpërmjet një postimi në rrjete socialet.

“Këtë vit shkollor vazhdon angazhimi ynë që në arsimin bazë të gjithë nxënësit nga klasa 1-9 të kenë tekstet shkollore falas. Përfitues të kësaj skeme mbështetëse nga Qeveria Shqiptare janë edhe të gjithë nxënësit e kategorive të veçanta në arsimin e mesëm të lartë”, u shpreh Kushi.

Sipas ministers, për lehtësinë e prindërve, mësuese dhe vetë nxënësve, shpërndarja e librave po vijon të bëhet sipas një grafiku, i cili ka për qëllim shmangien e radhëve apo grumbullimeve gjatë procesit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë